Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Joe Biden nuk po planifikon të udhëtojë drejt Ukrainës menjëherë pas vizitës së kryeministrit britanik Boris Johnson.
“Aktualisht nuk po planifikojmë një udhëtim të Presidentit të Shteteve të Bashkuara në Ukrainë”, tha sekretarja e shtypit Jen Psaki.
Gjatë fundjavës, kryeministri britanik Johnson vizitoi rrugët e kryeqytetit të Kievit me presidentin Volodymyr Zelensky.
Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen vizitoi gjithashtu Kievin dhe Buchan, raporton cnn.
Gjatë një vizite të minutës së fundit në Evropë muajin e kaluar, Biden u tha punonjësve të ndihmës se do të kishte dashur të vizitonte Ukrainën për të parë situatën nga afër.
“Ata nuk do të më lënë, kuptohet, mendoj, të kaloj kufirin dhe të shikoj se çfarë po ndodh në Ukrainë”, tha Biden. Shtëpia e Bardhë kishte thënë para udhëtimit se ata nuk kishin eksploruar ndonjë vizitë në Ukrainë. Që atëherë, forcat ruse janë tërhequr nga zona rreth Kievit.
Ndryshe, Kievin së fundi e ka vizituar edhe kancelari austriak, Karl Nehammer, i cili sot ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë. /Telegrafi/