Real Madrid dhe PSG në ‘luftë’ për Joao Marion
Mesfushori portugez, Joao Mario, është objektiv i dyshes evropiane, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.
Sipas raporteve të fundit, Real Madrid thuhet se janë në një ‘luftë’ së bashku me Paris Saint-Germain për mesfushorin e Sporting Lisbonës, Joao Mario.
Sipas A Bola, Sporting kanë refuzuar oferta nga Inter dhe Liverpool, me vlerë 35 milionë euro dhe 40 milionë, respektivisht, pasi ata shpresojnë që ‘Mbretërit’ dhe PSG mund ta shtyjë ofertat më afër çmimit të tyre që janë duke e kërkuar prej 60 milionë euro.
23-vjeçari portugez është përshkruar nga AS si ‘sensacioni i sezonit të kaluar te Sporting’, duke shënuar shtatë gola dhe asistoi plot 12 herë në 45 paraqitje.
Ai gjithashtu filloi gjashtë nga shtatë ndeshjet e Euro 2016 të Portugalisë, ku Selecao në fund u kurorëzua kampione evropiane gjatë muajit të kaluar. /Telegrafi/