Interi duket se më në fund do ta heqë nga skuadra mesfushorin portugez Joao Mario.
Portugezi është transferimi më i shtrenjtë në histori të Interit, por ai nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti.
Edhe pse lojtari ishte i grumbulluar për sfidën ndaj Torinos, Spalletti nuk e aktivizoi fare në lojë.
Gjithsesi e ardhmja e tij duket larg Giuzzeppe Meazzas, pasi për të ka interesime nga skuadra të ndryshme.
Fillimisht u flit për ekipet spanjolle Betis dhe Sevilla, pastaj edhe ato gjermane Schalke, RB Leipzig e Wolfsburg.
Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti turk Besiktas.
Mediat italiane kanë raportuar se turqit kanë kërkuar huazimin e lojtarit për pesë milionë euro me të drejtë blerje.
Për blerjen përfundimtare Besiktas ka ofruar 15 milionë euro, por që ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Interi.
Si alternativa të fundit për lojtarin mbetet skuadra ruse Rubin Kazan dhe ish-skuadra e tij Sporting Lisbona. /Telegrafi/