Site icon Telegrafi

Joao Mario refuzon Chelsean për Interin

Mesfushori i Sportingut të Lisbonës, Joao Mario, raportohet se ka refuzuar kalimin te Chelsea.

E gjitha kjo sipas The Sun, pasi besohet se ka pranuar marrëveshjen e Interit, e cila e mban atë në Milano për pesë vitet e ardhshme.

Lexo po ashtu Nga Kante te Caseres: Nëntë lojtarët që iu është rritur vlera në mënyrë marramendëse vetëm pas një sezoni (Video)

23-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë të Portugalisë në Euro 2016 dhe kjo ka bërë që shumë klube të shfaqin interesim për atë.

Ky transferim besohet se i ka kushtuar Nerazzurrëve rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Këto janë tre formacionet e mundshme të Contes me Kanten në skuadër (Foto)
Exit mobile version