Inter dhe Tottenham Hotspur mund të arrijnë një marrëveshje për shkëmbimin e futbollistëve.
Mesfushori i skuadrës italiane, Joao Mario mund të lëvizë në drejtim të skuadrës angleze të Spursave.
Në këmbim të portugezit, Inter do të siguronte shërbimet e mesfushorit belg, Moussa Dembele.
Nerazzurrët kanë qenë shumë të lidhur me belgun, i cili po vlerësohet shumë prej trajnerit Luciano Spalletti që e konsideron si objektivin kryesor për mesfushë.
E përditshmja sportive, Corriere dello Sport raporton se italianët janë të gatshëm të lirohen prej shërbimeve të mesfushorit duke i shtuar edhe disa para.
Mesfushori portugez kaloi gjysmën e dytë të sezonit në huazim te West Ham United, por nuk është e qartë nëse “Hammers” do ta transferojnë plotësisht.
Joao Mario e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të kthehet në Inter dhe se preferon të luajë në Ligën Premier. /Telegrafi/