E ardhmja e Joao Felix në Atletico Madrid duket se është në fund, me portugezin që dëshiron të largohet nga kryeqyteti spanjoll dhe Liga Premier duket destinacioni i radhës për sulmuesin.
Një prishje në marrëdhëniet e tij me trajnerin Diego Simeone është arsyeja kryesore që përmendet për gatishmërinë e Felix për t’u larguar nga Atletico dhe klubet elitare evropiane thuhet se janë të interesuara për shërbimet e tij.
Destinacioni i radhës 23-vjeçari pritet të jetë Liga Premier, me klube si Arsenal, Manchester United dhe Liverpool që të gjithë thuhet se janë të etur për nënshkrimin e tij.
🚨Arsenal and Manchester United are the two favorites of the offer for Joao Félix.
🇵🇹 🟦 #Atleti 🟥 #AFC 🟥 #MUFC pic.twitter.com/DMhZrEucgE— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) December 24, 2022
Megjithatë, me Atletico që dëshiron të rikuperojë sa më shumë nga 126 milionë euro që i pagoi Benficas për Felix në 2019, një transferim muajin e ardhshëm mund të jetë i vështirë.
Atletico e kupton këtë dhe thuhet se po tenton t’i rregulloj raportet me lojtarin.
Sipas The Daily Record në Skoci, Los Rojiblancos janë të gatshëm të lejojnë Felix të largohet si huazim në janar, me kusht që klubet t’i paguajnë pagën e tij të plotë.
🚨 Atletico Madrid are prepared to let Joao Felix join an English Premier League club on loan next month. The La Liga club are asking for an £8m loan fee, plus the player’s salary to be paid in full, while there would be no contractual option to buy. [@DuncanCastles] #afc
— afcstuff (@afcstuff) December 24, 2022
Së bashku me pagën, Atletico do të kërkonte një tarifë huazimi prej 8 milionë euro për sulmuesin, që do të ishte një perspektivë më tërheqëse sesa një klub të paguante mbi 100 milionë euro për transferimin e tij.
Megjithatë, asnjë tarifë e ardhshme nuk pritet të futet në ndonjë marrëveshje të mundshme. /Telegrafi/