Telegrafi

Jo vetëm Salah, edhe Alisson Becker tundohet nga oferta prej Arabisë Saudite

Sipas Foot Mercato, Al Nassr është i interesuar për nënshkrimin e Alisson Becker.

Portieri brazilian është tunduar nga Arabia Saudite dhe dëshiron një sfidë të re.

Do të ishte një goditje e rëndë për Liverpoolin në Alisson largohet, duke ditur se kanë mbetur pak ditë nga fati kalimtar.

Lexo po ashtu Salah jep dritën e gjelbër për transferim në Arabinë Saudite

Braziliani është padyshim njëri ndër portierët më të mirë në botë për momentin dhe zëvendësimi i tij do të ishte i pamundur, pavarësisht se sa para do të merrnin Reds.

Mediumi francez raporton më tej se Al Nassr është tejet i interesuar për transferimin e Alisson dhe se pritet të bëhet oferta për të dyja palët.

Kontrata aktuale e gardianit brazilian te Liverpooli skadon në vitin 2027. /Telegrafi/