Telegrafi

Jo vetëm Real Madrid, edhe dy top klubet evropiane pas Giorgio Scalvinit

Giorgio ScalviniGiorgio Scalvini është një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Serie A dhe jo vetëm.

Qendërmbrojtësi i talentuar po shkëlqen me fanellën e Atalantës që dy vite dhe vlera e tij sa shkon e rritet.

Falë paraqitjeve fantastike me Atalantën, Scalvini është në listën e dëshirave të skuadrave më të mëdha në botë.

Lexo po ashtu Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi të ri – Krijohet lista prej katër kandidatëve potencial

Real Madridi e ka në listën e dëshirave për repartin defensivë, por garës për Scalvinin i janë bashkuar edhe dy top klube evropiane.

Calciomercato ka raportuar se Manchester United gjithashtu është duke tentuar për transferimin e yllit të ri italian gjatë afatit kalimtar dimërorë.

19-vjeçari është edhe në listën e Juventusit, me Zonjën e Vjetër që do të tentojë afrimin e tij në janar.

Reprezentuesi italian vlerësohet rreth 50 milionë euro, por Atalanta duket se do të fitoj edhe më shumë nga shitja e tij. /Telegrafi/