E ardhmja e Patrik Schick duket se do të jetë në futbollin gjerman.
Sulmuesi çek i Romës është duke pritur transferimin në futbollin gjerman, por ende nuk e di se për cilën skuadër do të nënshkruajë.
RB Leipzig ka qenë skuadra favorite për ta marrë sulmuesin e talentuar, por së fundmi në garë janë futur edhe Borussia Dortmund dhe Schalke 04.
23-vjeçari ka dështuar të lë shenjë te Roma, pas transferimit dy vite më parë nga Sampdoria.
Schick ka shënuar vetëm tetë gola në 58 paraqitje me Romën, ndërsa e ndoqi nga stoli ndeshjen e parë në Serie A ku skuadra e tij aktuale barazoi 3-3 me Genoan.
Roma është gati të pranojë ofertën mbi 15 milionë euro, ndërsa brenda kësaj jave pritet të zyrtarizohet largimi i tij.
Giallorosët pritet ta zëvendësojnë çekun me sulmuesin belg Michy Batshuayi. /Telegrafi/