Telegrafi

Jo vetëm në Arabi, Kimmichin e duan edhe katër top klubet evropiane

Joshua Kimmich duket se do të largohet nga Bayern Munichu pas nëntë viteve qëndrim në Allianz Arena.

Mesfushori gjerman nuk është më një i paprekshëm në formacionin e bavarezëve dhe kjo ka bërë që ai të shqyrtojë edhe ofertat e tjera.

Nuk përjashtohet mundësia që Kimmich të transferohet në Arabinë Saudite, ku Al Ahli po bën gati një ofertë të parezistueshme për transferimin e gjermanit.

Lexo po ashtu Kimmich drejt transferimit në Arabinë Saudite, po pret ofertën zyrtare

Megjithatë në garë për lojtarin nuk është vetëm Al Ahli, pasi atë e duan edhe skuadrat më të mëdha evropiane.

Sport Bild ka raportuar se ka një garë mes katër gjigantëve evropianë si Barcelona, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United për t’i siguruar shërbimet e Kimmich.

Janari duket se do të jetë muaji kur Kimmich do të bëj transferimin e radhës në karrierën e tij, derisa mbetet të shihet se ku do të përfundojë, në Arabi, Spanjë apo në Angli.

Bayerni është i gatshëm për shitjen e yllit të tyre dhe po pret që të vije një ofertë prej 50 milionë eurove që të heqë dorë nga reprezentuesi gjerman. /Telegrafi/