Telegrafi

Jo vetëm Messi, Busquets dhe Alba: Presidenti i Inter Miamit konfirmon se ata mund të nënshkruajnë edhe me një legjendë tjetër të Barcelonës

Presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas ka paralajmëruar se do të bëjnë edhe disa transferime të mëdha, përveç Lionel Messit dhe Sergio Busquets.

Ai ka thënë se dy ose tre lojtarë të nivelit të lartë do të transferohen në klubin e MLS, ndërsa ka përmendur edhe Jordi Alban dhe Luis Suarezin.

“Dy ose tre lojtarë të tjerë do të vijnë. Ne folëm me Jordi Alban – ndërsa Luis Suarez ka një kontratë dhe një klauzolë lirimi (në Gremio). Nuk e di nëse kjo do të ndodhë apo jo”, ka thënë presidenti i Inter Miami , Jorge Mas. El Pais.

“Të gjitha njoftimet do të bëhen para datës 15 korrik”, shtoi ai.

Dyshja do të ishin përforcime madhështore dhe do të bënin shumë tifozë të Barçës në të gjithë botën të ndjehen nostalgjikë. Përveç kësaj, të gjithë do të menaxhoheshin nga Tata Martino , i cili është një ish-trajner i Blaugranas.

Megjithatë, për momentin ka dyshime për Luis Suarez. Thashethemet thonë se uruguaiani mendon të pensionohet për shkak të një lëndimi kronik.

Franshiza në pronësi të David Beckham ka nënshkruar zyrtarisht me Messin dhe Busquets. Duke filluar nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit, ne mund t’i shohim të dy përsëri në aksion. /Telegrafi/