Site icon Telegrafi

Jo vetëm Marseille, një tjetër destinacion i ri për Paul Pogban

Paul Pogba do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit si agjent i lirë, pasi pritet të ndërpresë me marrëveshje kontratën e tij.

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, mori një shtysë të madhe në karrierën e tij kohët e fundit kur ndalimi i tij për doping u reduktua ndjeshëm.

Ai tani mund të fillojë të luajë ndeshje futbolli konkurruese nga marsi 2025 dhe të stërvitet me çdo ekip nga janari.

Gjiganti francez Olympique Marseille po këmbëngul për transferimin e tij, megjithatë për Pogban ka dalë në skenë një tjetër destinacion.

31-vjeçari karrierën mund ta vazhdoj në Arabinë Saudite, ku Al-Nassr i Cristiano Ronaldos ka shprehur interesim për afrimin e francezit.

Mediat franceze kanë raportuar se rol të madh për këtë po luan Cristiano Ronaldo, pasi e njeh mirë Pogban dhe aftësitë e francezit.

Gjatë javëve të ardhshme pritet të ketë bisedime intensive mes drejtuesve të klubit arab dhe Pogbas, i cili do të jetë lojtar i lirë për të nënshkruar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version