Site icon Telegrafi

Jo vetëm Icardin, PSG i ofron Juventusit edhe një tjetër yll të tyre

Mauro Icardi vazhdon të mbetet dëshira e madhe e Juventusit për repartin ofensivë.

Zonja e Vjetër ka zhvilluar disa bisedime me drejtuesit e PSG-së, por deri më tani ende nuk ka një marrëveshje.

Juventus ka kërkuar huazimin e Icardit për gjashtë muaj me mundësi blerje në verë.

Por gjiganti francez, Paris Saint Germain e ka kushtëzuar skuadrën italiane që nëse duan Icardin ta marrin edhe një tjetër futbollist të tyre.

Parisienët i kanë ofruar Juventusit edhe huazimin e mesfushorit holandez Georginio Wijnaldum si pjesë të ‘paketës’ së bashku me Icardin.

Bardhezinjtë nëse duan huazimin e lojtarëve në fjalë duhet ta marrin përsipër pagën komplete të tyre për ta paguar nga janari deri në qershor.

Duk parë problemet e mëdha në mesfushë te Zonja e Vjetër, Wijnaldum do të ishte një përforcim i madh për Massimiliano Allegrin. /Telegrafi/

Exit mobile version