Telegrafi

Jo vetëm Dybala, PSG e do edhe Pjanicin

Miralem Pjanic - Paulo Dybala (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain nuk është i interesuar vetëm për yllin e Juventusit, Paulo Dybala, por gjithashtu i dërguan agjentit të Miralem Pjanic një propozim.

Përfaqësuesi i Pjanicit, Fali Ramadani u pa i pranishëm në një takim një orësh në selinë e Juventusit të mërkurën mbrëma me drejtorin sportiv Fabio Paratici.

Sipas Calciomercato.com dhe Corriere della Sera, ai është agjent i disa lojtarëve, përfshirë Pjanicin, dhe është përfolur që reprezentuesi boshnjak ishte objekt diskutimi i dyshes së lartcekur.

Lexo po ashtu Ronaldo si numër 9, formacioni i mundshëm i Juventusit për sezonin e ri

PSG ka kohë që interesohet për Pjanic dhe besojnë se kjo është koha e duhur për të bërë një ofertë, pasi Bianconerët ka më shumë shanse se kurrë të shesin atë.

Kjo pasi trajneri Maurizio Sarri tashmë ka në dispozicion mesfushorë të shumtë, duke përfshirë Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Rodrigo Bentancur.

Juventusi gjithashtu duhet të shesë, sepse ata kanë luftuar këtë verë për të fituar para nga lojtarët e padëshiruar si Blaise Matuidi, Mario Mandzukic, Gonzalo Higuain dhe madje edhe shënjestra e PSG-së, Dybala. /Telegrafi/