Oleksandr Usyk ka arritur të fitoj edhe revanshin përballë boksierit britanik Anthony Joshua.
Dy boksierët janë përballur në Arabinë Saduite, ku pas 12 raundeve shumë të luftuar, Usyk triumfoi falë pikëve të jurisë.
Kësisoj boksieri ukrainas arriti t’i mbrojë rripat në kategorinë WBA, WBO, IBO dhe IBF.
E nga kjo përballje të dy boksierët kanë fituar edhe miliona euro.
Sipas SportsZion dhe talkSPORT, paratë bazë për revanshin janë të ndara në 50-50 (përgjysmë).
Joshua ka fituar rreth 73 milionë euro, plus bonusin e luftës (rreth 117 milionë euro për shkak të sponsorizimeve).
Në anën tjetër boksieri ukrainas Usyk gjithashtu ka fituar shumën e njëjtë, nga paratë bazë – 73 milionë euro.
Gjatë takimit të tyre të parë, Joshua mori në shtëpi rreth 13.1 milionë euro (plus 60 për qind të të drejtave televizive), ndërsa Usyk fitoi katër milionë euro (plus 40 për qind të të drejtave televizive). /Telegrafi/