Telegrafi

Jo vetëm Bayern, edhe katër skuadra tjera të mëdha pas Lucas Vazquez

Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Anësori spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka gjetur marrëveshje me klubin për vazhdimin e saj.

Vazquez është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë dhe disa skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Gjiganti gjerman Bayern Munich ka fillur bisedimet me agjentin e lojtarit, por në garë janë edhe katër skuadra tjera të mëdha.

Manchester United dhe Chelsea gjithashtu e duan transferimin e tij në elitën e futbollit anglez.

Ndërkohë në Serie A, Vazquez ka ngjallur interesimin e Milanit dhe Romës.

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime. /Telegrafi/