Telegrafi

Jo një, as dy, por Liverpooli shikon tre lojtarë – nëse dështojnë në Bellinghamin

Liverpooli thuhet se u ka vënë sytë tre mesfushorëve portugez nëse nuk mund të sigurojë Jude Bellinghamin.

Reds e kanë bërë lojtarin 19-vjeçar objektivin e tyre kryesor për këtë verë, pasi duan ta sigurojnë mesfushën për disa vite.

Por, ata përballen me konkurrencë të madhe në treg pasi skuadra si Manchester United, Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid po e monitorojnë gjithashtu nga afër atë.

Lexo po ashtu Dortmundi pranon ofertën e parë rekorde për Bellingham

Kjo do të thotë që Jurgen Klopp duhet të përgatitet për opsione të tjera n rast se dështojnë t’i marrin shërbimet e Bellighamit.

Dhe, sipas SunSport ata kanë në listë anëtarin e Fulhamit, Joao Palhinha dhe dyshen e Wolves, Matheus Nunes dhe Ruben Neves.

Lexo po ashtu Humbja e turpshme që Liverpooli ia shkaktoi Unitedit bën që Collina të kërkojë ndryshim në rregulla të futbollit

Vlera e Palhinas mendohet të jetë më shumë se dyfishuar falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse këtë sezon, me çmimin e tij tani rreth 50 milionë euro.

Dyshja e Ujqërve janë po ashtu në atë shifër dhe Liverpooli tashmë është në kontakt me përfaqësuesit e tre lojtarëve. /Telegrafi/