Barcelona është duke formuluar plane për transferimet verore dhe gjigantët spanjollë kanë shtuar një mbrojtës të tretë të Chelseat në listën e tyre të dëshirave.
Ka qenë një sezon shumë i vështirë për Blaugranasit deri më tani, duke filluar me largimin e Lionel Messit në verë, me problemet e tyre financiare që nuk i lejuan ata të nënshkruajnë sërish një kontratë të re me golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të klubit.
Gjërat janë përmirësuar financiarisht, pasi klubi ka ulur faturën e pagave, duke i lejuar ata të sjellin Ferran Torres, Pierre-Emerick Aubameyang, Adama Traore dhe Dani Alves këtë dimër.
Me Ousmane Dembele të vendosur të largohet si i lirë në fund të sezonit aktual, duke liruar pagat e tij, Xavi do të kërkojë të përmirësojë skuadrën e tij edhe një herë në këtë verë.
Ata ende mund të bëjnë pazar dhe kjo është arsyeja pse ata janë lidhur me tre lojtarë të Chelseat, të cilëve të gjithë u skadon kontrata në qershor.
Duke qenë i lidhur më parë me Andres Christensen dhe Cesar Azpilicueta, eksperti i transferimeve Dean Jones pretendon se Barca tani është e interesuar edhe për Antonio Rudiger.
Të tre lojtarëve u skadon kontrata në qershor dhe tashmë mund të fillojnë negociatat me ekipe jashtë Ligës Premier, madje edhe të nënshkruajnë një marrëveshje para kontratës.
Rudiger thuhet se kishte kërkuar 250,000 euro në javë, duke besuar se ai ishte i denjë për paga të ngjashme me mbrojtësit më të mirë në botë, por Blutë nuk kishin pranuar.
Një lojtar që mund të mos shkojë në Nou Camp si një transferim i lirë është mesfushori i PSG-së dhe ish-ylli i akademisë së Barçës, Xavi Simons.
18-vjeçari, i cili u transferua në kryeqytetin francez vetëm në vitin 2021, pritet të largohet gjatë verës dhe agjenti Mino Raiola ka folur për një rikthim në Barcelonë.
Megjithatë, Lionel Messi thuhet se ka këshilluar ish-bashkëlojtarin dhe menaxherin aktual të Barçës, Xavi Hernandez. /Telegrafi/