Telegrafi

Jetmir Topalli shënoi supergol në fitoren e Istanbulsporit ndaj Bursasporit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Jetmir Topalli ka gjetur golin e radhës më klubin e tij turk, Istanbulspor.

Istanbulspor ka fituar në udhëtim te Bursaspor me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën e Parë të Turqisë.

Njëri nga golat e mysafirëve u shënua nga sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Jetmir Topalli, i cili shënon në ndeshjen e tretë radhazi.

Topalli arriti ta gjej rrjetën në minutën e 45-të të ndeshjes për ta dërguar rezultatin në 1-3.

Goli i Topallit ishte thjeshtë brilant, pas disa lëvizjeve të mira individuale dhe një goditje të fortë nga distanca.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Istanbulspor, i cili ngjitet në pozitën e tetë me 19 pikë.

Në anën tjetër, ky ishte goli i tretë i Topallit këtë sezon në Ligën e Parë Turke, ndërsa ka edhe tri asistime në vetëm pesë ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/