Telegrafi

Jeta e re e Osvaldos, nga një sulmues klasi në roker (Foto)

Futbolli tashmë është vetëm një kujtim për Pablo Daniel Osvaldon.

Pasi ishte protagonistë në Serie A, Ligën Premier dhe La Liga me skuadra si Inter, Milan, Juventus, Roma, Southampton dhe Espanyol, ai ka vendosur që të gjitha këto histori t’i len pas shpine.

Në të ardhmen e tij nuk ekziston futbolli apo sporti më i ndjekur në botë, por tani e tutje vetëm muzika.

Argjentinasi tashmë është një roker dhe grupi i tij quhet ‘Barrio Viejo”.

Logo e grupit të Osvaldos

Ata kanë filluar aventurën e tyre në një klub nate në Buenos Aires në Argjentinë në prani të 400 personave. /Telegrafi/