Aktorja dhe producentja amerikane, Jessica Chastain, e ka vizituar të dielën (7 gusht) kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Gjatë mëngjesit ylli hollivudian e ka vizituar spitalin e fëmijëve, Okhmatdyt, ku është njoftuar me punën e stafit mjekësor dhe u ka dhënë dhurata fëmijëve.
Aty është takua me fëmijët nga Kherson dhe Chernihiv, të cilët janë duke u trajtuar në atë spital.
Aktorja e ka vizituar qytetin e heronjve, Irpin, që ndodhet në rajonin e Kievit, ku ka biseduar me autoritetet lokale dhe ka ecur përreth qytetit.
Në një format të mbyllur, Chastain zhvilloi një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kreun e zyrës së presidentit, Andriy Yermak.
Bazuar në rezultatet e takimit, Zelensky shkroi se falë vizitave të njerëzve të tillë të famshëm, bota do të dëgjojë, dijë dhe kuptojë të vërtetën edhe më shumë për atë që po ndodh në Ukrainë. /Telegrafi/