Raporti ndërmjet Kiara Titos dhe Luiz Ejllit vazhdon të mos jetë i mirë, ndërkohë që diskutimet mes tyre kanë qenë të zgjatura.
Derisa këngëtari i kërkoi moderatores që keqkuptimet ti sqaronin jashtë, ajo ka thënë se ai duhet të reflektojë aktualisht se deri atëherë i humb rëndësia debatit.
E gjitha nisi me një përpjekje të Luizit për ta përqafuar, gjë që është refuzuar nga Kiara që ka thënë se nuk e ndjen një gjë të tillë.
Në bashkëbisedimin mes tyre që vjen në formë fragmentesh në videot e shpërndara në Instagram, bukuroshja i ka thënë se ai është posesiv, derisa artisti është shprehur se nuk dëshiron ta ndjekë nëpër shtëpi.
Tutje, ai i ka thënë se nuk e di se kujt i shërben me këto veprime dhe se Kiara është duke i shkatërruar.
Në një bisedë tjetër, derisa Tito është deklaruar si lojtarë, Luizi i ka thënë se si lojtare nuk e llogarit hiç, ndërsa si Kiara, ai është i gatshëm ta mbyllë gojën kur diskuton me të. /Telegrafi/