Telegrafi

Jay-Z thotë se mosngritja e tij dhe Beyonces gjatë himnit, nuk ishte protestë

Beyonce dhe Jay-Z (Foto: TMZ/BackGrid/Getty Images/Guliver)

Jay-Z ka sqaruar se qëndrimi ulur i tij dhe bashkëshortes Beyonce gjatë intonimit të himnit kombëtar amerikan në Super Bowl, nuk ishte protestë.

Moguli i hip-hopit ishte pjesë e një ngjarjeje letrare në Columbia University Q&A të martë mbrëma, kur është pyetur lidhur me këtë çështje.

Lexo po ashtu Beyonce dhe Jay-Z kritikohen ashpër pasi nuk u ngritën në këmbë kur himni kombëtar u interpretua në "Super Bowl"

50-vjeçari ka thënë se ka qenë më shumë i shqetësuar për rolin e tij si producent në pauzën e spektaklit dhe se fjalën kryesore në evenimentin e sivjetmë e patën, Jennifer Lopez dhe Shakira.

(Foto: TMZ/BackGrid)

“Nuk më është dashur të bëj një protestë të heshtur… Nëse e shikoni skenën dhe artistët që i zgjodhëm – kolumbianen (Shakira) dhe portorikanen J.Lo – kemi bërë deklarata të zhurmshme”.

“Dhe patëm… një reklamë lidhur me padrejtësinë sociale gjatë Super Bowl… Duke marrë këtë parasysh, nuk kam pasur nevojë të bëj protestë të heshtur”, ka deklaruar Jay Z. /Telegrafi/