Site icon Telegrafi

Jay Z është hip-hop artisti më i paguar në botë

Jay Z është shpallur hip-hop artisti më i paguar për 12 muajt e fundit duke fituar 76.5 milionë dollarë amerikanë (65.44 milionë euro).

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sean Carter, ka arritur ta tejkalojë Sean ‘Diddy’ Combsin, i cili tre vjet rresht ishte në krye të listës së Forbes.

Beyonce dhe Jay Z (Foto: Getty Images)

Në gjysmën e dytë të vitit 2017, Jay Z e promovoi albumin e tij të fundit, “4.44”, ndërsa këtë vit u nis në turneun “On The Run II”, me bashkëshorten Beyonce Knowles.

Lexo po ashtu Lajmet për Jay Z

Çifti i famshëm po ashtu e lansoi edhe albumin e përbashkët, “Everything Is Love”, në qershor të këtij viti.

https://twitter.com/AdForumCo/status/1040185106223259648

‘Diddy’ ka arritur të përfitojë 64 milionë dollarë (54.74 milionë euro), kryesisht duke iu falënderuar brendit të vodkës Ciroc.

I treti në listën e më të paguarve është Kendrick Lamar me përfitime prej 58 milionë dollarësh (49.61 milionë euro) në 12 muajt e fundit.

Pas tij renditet Drake me 47 milionë dollarë (40.20 milionë euro). Në dhjetë vendet e para janë edhe Dr. Dre (35 milionë dollarë), Kanye West (27.5 milionë dollarë) e Pitbull (32 milionë dollarë). /Telegrafi/

Exit mobile version