Telegrafi

Janë zhvilluar 32 ndeshje në Ligën Premier – ende asnjë barazim në edicionin 2020/21

Liga Premier e ka filluar edicionin 2020/21 mjaftë furishëm, me një numër të lartë të golave të shënuara.

Liga angleze cilësohet si kampionati më i fortë në botë, pasi njihet me lojën e shpejtë dhe mjaftë fizike.

Sot (e hënë) do të përmbyllet edhe xhiroja e dytë në Ligën Premier, derisa në total deri më tani janë zhvilluar 32 takime.

Nga përballjet e zhvilluara nga këto dy javë, asnjë ballafaqim nuk ka përfunduar me barazim, të gjitha ishin me fitore ose me humbje për skuadrat.

Me Squaëkan që merret me statistikat e Ligës Premier që nga edicioni 2003/2004, asnjëherë nuk ka ndodhur që pas 32 takimeve të luajtura mos të ketë barazime.

Ky edicion i ligës angleze duket se do të jetë mjaftë i zjarrtë, me skuadrat si Chelsea, Tottenham, Everton e Manchester City që kanë bërë disa top transferime. /Telegrafi/