Telegrafi

Jamie Carragher tregon se kush janë 10 mbrojtësit më të mirë në histori të Ligës Premier (Foto)

Nëse dikush ka të drejtë të flas për Ligën Premier pa dyshim është ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher.

Anglezi që ishte ndër më të mirët në rolin e tij ka vendosur që ta bëjë këtë renditje pasi që John Terry lajmëroi lamtumirën e tij me Chelsea në fund të sezonit.

“Kam folur për kualitet shumë herë në shumë gazeta, por për ta kuptuar se kush janë më të mirët sipas meje, kam vendosur që të emërojë 10 mbrojtësit më të mirë që kanë luajtur në Ligën Premier”, shkruhet në atë që Carragher e ka shkruar vetë për Daily Mial.

Lexo po ashtu Nga Thiago e Kroos te Muller: Kështu do të dukej formacioni i United nëse do të arrinin t’i blinin lojtarët pas largimit të Ferguson (Foto)

Ai ka zgjedhur me të vërtet lojtarë të jashtëzakonshëm që shumë prej jush do të pajtohemi me përzgjedhjen e tij.

Por kush janë më të mirët, më poshtë mund ta mësoni, ku janë të renditur nga pozita 10 deri në 1. /Telegrafi/

10.SAMI HYYPIA

9.MARCEL DESAILLY

8.SOL CAMPBELL

7.JAAP STAM

6.NEMANJA VIDIC

5.RICARDO CARVALHO

4.VINCENT KOMPANY

3.RIO FERDINAND

2.TONY ADAMS

1.JOHN TERRY