James Rodriguez ka konfirmuar se do të qëndrojë te Real Madridi së paku deri në fund të sezonit.
Mesfushori kolumbian është lidhur me një largim nga Los Blancos madje që në janar, me Chelsean, Paris Saint-Germainin dhe Juventusin si destinacionet e mundshme.
Megjithatë, pas fitores ndaj Sevillas në Kupën e Mbretit, ai hodhi poshtë mundësinë e largimit në afatin janarit.
“Po qëndroj, po qëndroj”, ka thënë mesfushori ofensiv i Mbretërve.
Ndryshe, James realizoi dy gola në atë ndeshje, një nga loja e hapur dhe një nga pika e bardhë. /Telegrafi/