Telegrafi

James: Interi më kërkoi gjatë verës

James Rodriguez ka folur pas fitores ndaj Espanyolit dhe me këtë rast ka zbuluar një prapaskenë interesante të tregut të transferimeve gjatë verës.

Kolumbiani ka zbuluar se Interi e kishte kontaktuar atë dhe Real Madridin për transferimin e tij.

“Ketë verë më dëshironte Interi, mirëpo vendosa të qëndroj te Real Madridi”, ka thënë James.

Lexo po ashtu Kjo është statistika brilante e Jamesit te Real Madridi

Ky transferim pritet t’i kushtonte Nerazzurrëve rreth 85 milionë euro dhe është një tjetër konfirmim i fuqisë së madhe ekonomike që kanë Grupi Suning.

Vlen të theksohet se James shënoi në takimin ndaj Espanyolit. /Telegrafi/