Site icon Telegrafi

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, Lukaku zbret në Milano, gati testet mjekësore dhe nënshkrimi me Interin

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka zbritur këtë mëngjes (e mërkurë) në Milano para kompletimit të huazimit nga Chelsea te Interi.

Rikthimi i Lukakut te Interi është çështje e kryer tashmë dhe huazimi i tij do të kompletohet së shpejti.

Ylli belg ka zbritur në Milano, në orën 6:30 të mëngjesit me kohën e Italisë dhe tashmë ka thënë fjalët e para.

Lexo po ashtu Derisa e presin “rikthimin e mbretit”, tifozët e Interit bëjnë në një video speciale të Lukakut në “Lord of the Rings”

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka deklaruar Lukaku pasi ka zbritur në aeroportin e Milanos.

Dita e sotme pritet të jetë dita e tij e nënshkrimit të kontratës për rikthim në Inter.

Sulmuesi pritet t’i nënshtrohet këtë mëngjes testeve mjekësore, para se Interi ta zyrtarizoj huazimin nga Chelsea.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, huazimi do të jetë i vlefshëm deri në qershor të 2023, ndërsa Interi do ta mbuloj pagën e plotë të lojtarit.

Kosto e huazimit thuhet se është tetë milionë euro plus bonuse në drejtim të Bluve. /Telegrafi/

Exit mobile version