Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se këto zgjedhje janë fitore e demokracisë.
Postimi i plotë:
URIMI PËR ZGJEDHJET!
Urimi i parë shkon për Sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e Demokracisë.
Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm Urimi shkon edhe për Kryetarin e VV-së e kandidatin për Kryeministër – Albin Kurtin!
Urimi i tretë, është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje!
Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi! ./Telegrafi/