Parlamenti Evropian miratoi një hua prej 35 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, si pjesë e një kredie më të madhe të G7 prej rreth 45 miliardë euro, e cila do të shlyhet duke përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse.
Ky vendim u mbështet nga 518 eurodeputetë, ndërsa 56 votuan kundër. Debati para votimit kishte zgjatur për disa orë, transmeton Telegrafi.
“Me këtë votim ne po dërgojmë një mesazh shumë të fortë se ne po përdorim fitimet nga asetet e ngrira ruse për Ukrainën dhe Rusinë si një agresor që duhet dhe do të paguajë”, tha Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian.
Shuma përfundimtare që BE do të japë si hua mund të jetë më e ulët, në varësi të kontributeve të vendeve të tjera të G7.
Në anën tjetër edhe Britania e Madhe është pajtuar t’i japë hua Ukrainës, me qëllim që të mund të blejë armë për të luftuar agresionin rus. /Telegrafi/