Bayern Munich është skuadra që ka më së shumti futbollistët në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian.
Kampioni i Gjermanisë i prinë listët me më shumë futbollistë që kanë zërë vend në top katërshen e Euro 2016, ku pesë futbollistë luajnë për kombëtaren gjermane, ndërsa një për atë franceze.
Në vendin e dytë janë plot katër skuadra me nga katër futbollistë, ndër ta: Arsenali, Real Madridi, Sporting Lisbona dhe Crystal Palace.
Me nga tre futbollistë ka po ashtu disa ekipe të mëdha si Juventusi, Liverpooli, Manchester United e Wolfsburg.
Ndërsa, skuadra të mëdha si Barcelona e Atletico Madrid kanë mbetur vetëm me nga një dy respektivisht një futbollistë në garë për Kupën e Evropës.
Skuadrat dhe lojtarët:
Bayern Munich – (Neuer, Boateng, Kimmich, Gotze, Muller, Coman). (Tash te Bayerni gjenden edhe Hummels dhe Sanches, por kjo listë është përpiluar duke u bazuar në vendndodhjen e lojtarëve në fillim të ‘Euro 2016’).
Arsenal – (Koscielny, Giroud, Ozil, Ramsey)
Real Madrid – (Kroos, Pepe, Ronaldo, Bale)
Sporting – (Rui Patricio, Andre Silva, Joao Mario, William Carvalho)
Crystal Palace – (Cabaye, Hennessey, Ledley, J. Williams)
Benfica – (Gomez, Eliseu, Sanches (tash te Bayerni)),
Juventus – (Evra, Pogba, Khedira),
Liverpool – (Can, Ward, Allen),
Man United – (Schneiderlin, Martial, Schweinsteiger),
Wolfsburg – (Draxler, Schurrle, Vieirinha)