Site icon Telegrafi

Dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së fillon më 12 korrik, Macron dhe Merkel organizojnë video samit me përfaqësuesit e dy palëve

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajnë një video samit gjatë të premtes mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve, kanë bërë të ditur nga Zyra e presidentit francez.

Siç raporton AFP, kjo lëvizje po ndodh pasi që ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Specialja ka propozuar ngritjen e një aktakuze për krime lufte.

Kjo ka bërë që edhe takimi i shumëpërfolur në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar të shtyhet, pasi ishte paraparë të mbahet më 27 qershor.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradi do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel. /Telegrafi/

 

Exit mobile version