Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord sot për paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila synon kryesisht parandalimin e anashkalimit të sanksioneve të vendosura deri më tani për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.
“Sot, ambasadorët e vendeve anëtare ranë dakord për paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë”, njoftoi presidenca suedeze, duke shtuar se paketa përfshin masa që synojnë frenimin e anashkalimit të sanksioneve dhe shtimin e emrave të rinj në listën e sanksionuar.
#COREPER II | Today, the EU Ambassadors agreed on the 11th package of sanctions against Russia. The package includes measures aimed at countering sanctions circumvention and individual listings.
— Sweden in EU (@SwedeninEU) June 21, 2023
Marrëveshja u mirëprit menjëherë nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen. “Paketa e re me kufizime më të ashpra të eksportit dhe masa kundër subjekteve juridike që mbështesin Kremlinin do t’i japë një goditje të re makinës së luftës së Putinit”, tha Von der Leyen në Twitter.
Marrëveshja për paketën e 11-të të sanksioneve u arrit në nivel ambasadorësh dhe tani duhet të konfirmohet me shkrim nga qeveritë e shteteve anëtare.
Paketa e fundit e sanksioneve ndalon kalimin e mallrave dhe teknologjisë përmes Rusisë që mund të përdoret nga ushtria ruse ose të ndihmojë sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kufizimet janë futur në shitjen e mallrave të ndjeshme dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë në vendet që mund t’i shesin ato në Rusi dhe lista e mallrave të ndaluara që mund t’i shërbejnë sektorit ushtarak dhe të mbrojtjes ruse po zgjerohet.
I welcome the political agreement on our 11th sanctions package.
It will deal a further blow to Putin’s war machine with tightened export restrictions, targeting entities supporting the Kremlin.
Our anti-circumvention tool will prevent Russia from getting its hands on… https://t.co/MlQlxNzNeR
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 21, 2023
Paketa zgjat pezullimin e licencave të transmetimit në Bashkimin Evropian për pesë media ruse të kontrolluara nga shteti rus.
BE-ja ka vendosur tashmë një ndalim për importin e naftës së papërpunuar ruse dhe derivateve të naftës, dhe tani qasja në portet evropiane është e ndaluar për anijet që dyshohen në mënyrë të arsyeshme se janë të përfshira në transportimin e naftës ruse nga anija në anije për të anashkaluar ndalimin.
Listës së personave të sanksionuar i janë shtuar 71 persona fizikë dhe 33 persona juridikë. Këtyre personave dhe personave juridikë u janë ngrirë asetet në BE, ndër të tjera, për shkak se kanë marrë pjesë në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas në Rusi. /Telegrafi/