Bashkimi Evropian ka ndarë 300 milionë euro mbështetje financiare për Ukrainën pas agresionit ushtarak rus.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njofton se mbështetja financiare është ndarë urgjentisht për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat e saj për financim të jashtëm në luftën me Rusinë.
“Ukrainës sot i ofruam 300 milionë euro ndihmë emergjente makrofinanciare. Kjo ishte pagesa e parë e pakos prej 1.2 miliard eurosh. Kështu që vijon ende”, deklaroi Von der Leyen.
Putin’s war exerts brutal military and economic pressure on the brave people of Ukraine. Europe stands firmly by their side.
Today we disbursed €300 million in emergency Macro-Financial Assistance to 🇺🇦
This is the 1st payment of a €1.2 billion package. So more will come. pic.twitter.com/cgXiqqciq0
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 11, 2022
Pakoja është miratuar më parë nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian.
BE-ja mund të ofrojë mbështetje financiare për vendet në mjedisin e saj të afërt në kohë krize ekonomike. /Telegrafi/