Site icon Telegrafi

Ja kujt do t’i takonte titulli nëse Barca, Reali dhe Atletico do të përfundonin sezonin me pikë të barabarta

Çdo ligë ka rregullat e veta, të cilat përcaktojnë se kujt i takon titulli nëse klubet mbesin me pikë të njëjta në fund të sezonit.

Këtë sezon situata më e komplikuar është në La Liga pasi Barcelona dhe Atletico kanë vetëm një pikë më shumë se Real Madridi.

Deri në fund të sezonit kemi edhe tre javë dhe vështirësia e ndeshjeve nuk është e njëjtë, kështu që befasitë mund të ndodhin dhe tabela të ndryshojë deri në fund pasi edhe vetë futbolli është i ndërtuar nga befasitë.

Me këtë rast të hamendësojmë se gjërat vinë deri në atë pikë sa që java e fundit në La Liga do të mbyllej me pikë të njëjta, çka do të ndodhte?

Në kampionatin spanjoll së pari llogariten ndeshjet e ndërsjellat, pastaj golaverazhi.

Lexo më shumë: Ndeshjet e mbetura të Atleticos, Barcës dhe Realit

Pra, nëse pikët janë të njëjta në javën e fundit, kampion i sezonit 2015/16 në La Liga do të ishte Barcelona.

E gjitha kjo pasi katalunasit kanë një fitore kundër Real Madridit me rezultat 0-4 dhe një humbje me rezultat 2-1, kurse me Atleticon kanë dy fitore me rezultat (1-2 dhe 2-1).

Në këtë rast vendi i parë do t’i takonte Barcës pasi ndaj Realit kanë avantazhin e golaverazhit nga ndeshja e parë, e me Atleticon kanë dy fitore. /Telegrafi/

Exit mobile version