Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Azi, Hoyt Brian Yee sot arrinë në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Agjenda e takimeve të Yee u publikua dhe ai do të me të gjithë kryetarët nënshkrues të ”Marrëveshjes së Përzhinos”, Nikolla Gruevskin, Zoran Zaevin, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.
Përveç këtyre Yee do të takohet me kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov. Deklaratë për mediumet do të jep nesër.
Gjithashtu, nesër në Maqedoni do të vijë edhe i dërguari special nga Gjermania Johannes Haindl./Telegrafi/