Bashkimi Evropian është duke përgatitur pakon e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, ka bërë të ditur sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në Finlandë.
“Po punojmë pandërprerë në atë që t’i godasim Rusinë aty ku u dhemb më së shumti, dhe për të dobësuar kapacitet e saj për ta udhëhequr luftën kundër ukrainasve. Për këtë sot mund të paralajmëroj që me shpejtësi të madhe po punojnë në pakon e nëntë të sanksioneve”, shtoi Von der Leyen, transmeton Telegrafi.
“Për këtë, jam shumë e sigurtë që shumë shpejtë do të arrijmë të miratojmë kufizimin global të çmimit të naftës ruse së bashku me anëtarët e G7 dhe partnerët e tjerë të mëdhenj. Nuk do të ndalemi derisa Ukraina nuk mbizotëron mbi Putinin dhe luftës së tij të kundërligjshme dhe barbare”, shtoi kryetarja e Komisionit Evropian.
Ndryshe BE-ja që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë ka sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme, duke filluar nga oligarkët që ishin të afërt me Putinin, të cilëve u janë ngrirë asetet në vende të ndryshme të botës.
Në anën tjetër i po i njëjti institucion evropian ka ndihmuar në masë të madhe Ukrainasit, duke filluar me ndihma humanitare e deri të shumat e majme të parave. /Telegrafi/