A mundet që binjakët e Jennifer Lopezit të marrin një tjetër vëlla ose motër, ose të dy?!
Në qoftë se do të ishte në dorën e saj, Jennifer do të mbetej përsëri shtatzënë, ka treguar ajo në emisionin “The Ellen DeGeneres Show” më 15 maj.
Këngëtarja 45 vjeçare do që të shtojë “folenë” e saj, kështu i shprehu ajo emocionet në emision për të pasur më shumë fëmijë, transmeton Telegrafi.
J.Lo ka thënë se do të dëshironte të mbetej përsëri shtatzënë duke i quajtur fëmijët “bekimi më i madh” në botë.
“Unë do të doja të kisha më shumë fëmijë. I dua fëmijët e mi, do të doja të kisha dhe katër ose pesë më shumë. Në qoftë se do të mbetesha përsëri shtatzënë do të isha shumë e emocionuar”, është shprehur këngëtarja. /Telegrafi/