Telegrafi

Izraeliti thotë se doganieri palestinez është tallur me të, duke ia lënë një “vizatim” të turpshëm në pasaportë (Foto)

Tal Y’aakobi nga Izraeli, pretendon se doganieri palestinez ia ka vizatuar një penis në pasaportë, vetëm për shkak se është hebre.

Udhëtari 25-vjeçar ka thënë se është dashur të priste mbi një orë e gjysmë në kufirin e Kilit, derisa po kthehej nga Argjentina, transmeton Telegrafi.

Madje, ai ka thënë se zyrtari kufitar është sjell me arrogancë, si dhe e ka lënë një mesazh në dokumentin e tij të udhëtimit.

Siç shihet në fotografi, poshtë vizatimit të turpshëm, është edhe mbishkrimi “Viva Palestine”, që nënkupton “Rroftë Palestina”.

Të gjitha këto ai thotë se i janë bërë për arsye fetare, ndërsa është dashur të paguajë afro 300 euro për pasaportën e re. /Telegrafi/