Tal Y’aakobi nga Izraeli, pretendon se doganieri palestinez ia ka vizatuar një penis në pasaportë, vetëm për shkak se është hebre.
Udhëtari 25-vjeçar ka thënë se është dashur të priste mbi një orë e gjysmë në kufirin e Kilit, derisa po kthehej nga Argjentina, transmeton Telegrafi.
Madje, ai ka thënë se zyrtari kufitar është sjell me arrogancë, si dhe e ka lënë një mesazh në dokumentin e tij të udhëtimit.
Siç shihet në fotografi, poshtë vizatimit të turpshëm, është edhe mbishkrimi “Viva Palestine”, që nënkupton “Rroftë Palestina”.
Të gjitha këto ai thotë se i janë bërë për arsye fetare, ndërsa është dashur të paguajë afro 300 euro për pasaportën e re. /Telegrafi/