Telegrafi

Izraelitët plagosin palestinezen 13 vjeçare

Roja izraelite ka plagosur 13 vjeçaren palestineze e cila e paarmatosur ka refuzuar të ndalojë tek barrikada ku kryhen kontrollet në Bregun Perëndimor.

Vajza mbante një çantë që ka ngritur dyshime tek ushtria izraelite.

“Barrikada” është veturë ku ushtarët nuk lejojnë këmbësorëve që të kalojnë.

Siç thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit vajza ka refuzuar që të ndalet ndërsa rojet kanë shtënë në ajër.

Pasi që ajo ka vazhduar të ecë, në të është gjuajtur në këmbë. Disa media kanë raportuar se ajo është gjuajtur pasi që ajo është kapur për fanelle, por megjithatë asnjë armë apo eksploziv nuk është gjetur në çantën e saj.

“Kam ardhur  të vdes”, ka thënë vajza pas incidentit.