Telegrafi

Izraeli sulmoi nga deti njësinë e Hamasit që tentoi të hynte në territorin e tyre

Forcat detare izraelite kanë vrarë një pjesë të luftëtarëve të Hamasit që tentuan të hynin në territorin izraelit përmes detit.

Autoritetet detare thonë se ata dolën nga një bosht tuneli në një plazh në Rripin e Gazës kështu ata përmes aeroplanëve luftarakë sulmuan këtë boshte si dhe depon e armëve të njësisë së Hamasit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Izraelitët sulmojnë pozicionet e Hamasit, i godasin rëndë me aeroplanë luftarakë

Forcat izraelite gjithashtu kanë publikuar pamjet kur sulmuan luftëtarët e Hamasit në det si dhe depon e tyre.

“Mbrëmjen e së mërkurës, një njësi e organizatës terroriste Hamas u identifikua në Kiryat nga kontrolli detar i krahut detar”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Terroristët dolën përmes një bosht tuneli në plazh në Rripin e Gazës dhe u vranë kur tentuan të hynin në territorin izraelit në zonën e Zikim”.

Lexo po ashtu Erdogan: Zgjidhja e vetme është një Palestinë e pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet

“Aeroplanët luftarakë dhe forcat detare sulmuan në Rripin e Gazës boshtin nga i cili dolën terroristët dhe depon e armëve të përdorura nga terroristët”.