Telegrafi

Ivanov do t’i pranojë letrat kredenciale të EBA dhe Bangladeshit

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në Villën Biljana në Ohër do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Republikës Popullore të Bangladeshit për Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Letrat kredenciale Ivanov do t’ia dorëzojë ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Emirateve të Bashkuara Arabe për Maqedoninë, me seli në Romë, Sager Naser Alraisi.

Ambasador i autorizuar i Bangladeshit në Maqedoni, me seli në Madrid, është Hasan Mahmud Kandker, i cili sot në Ohër do t’ia dorëzojë letrat kredenciale kryetarit Ivanov. /Telegrafi/