Site icon Telegrafi

Ivanov dhe Xhaferi në takim me Zaevin, Gruevskin dhe Ahmetin

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryetarët e BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, mbrëmë kanë mbajtur takim në kabinetin e presidentit, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Siç njoftuan nga kabineti i presidentit, në takim është biseduar edhe për zgjidhje për dalje nga “situata momentale e tensionuar në shtet, e cila shkakton shqetësim tek qytetarët”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme që gjithë anëtarët në shoqëri të angazhohen për ndërtimin e konsezusit për dialog kombëtar, në funksion të qetësimit dhe normalizimit të proceseve politike, si bazë për vazhdimin e reformave prioritare në Maqedoni”, thuhet në kumtesë.

Nga kabineti i Ivanovit shtojnë se për çështjet të cilat treguan interes në këtë takim, bisedimet do të vazhdojnë në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version