Site icon Telegrafi

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Një incident ka ndodhur së fundmi në Skenderaj, ku një poster i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është djegur.

Sipas zyrtarëve të LVV-së, posteri i Kurtit është djegur me benzinë. Të njëjtit kanë publikuar edhe video ku shihet personi teksa del nga vetura dhe i vë flakën posterit.

Lidhur me këtë rast, policia tashmë ka nisur hetimet.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lexo po ashtu Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë  se hetuesit policorë në kuadër të  Stacionit Policor në Skenderaj, në  koordinim me prokurorin kanë nisur hetimet lidhur me dëmtimin e posterit”, ka thënë Zahiri.

Kujtojmë se një javë më parë LVV ishte sulmuar me fishekzjarrë dhe mjete piroteknike pikërisht gjatë një tubimi që po mbante kjo parti në Skenderaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version