Telegrafi

Italia sekuestron 143 milionë euro në jahte dhe vila luksoze

Italia ka sekuestruar 143 milionë euro në jahte dhe vila luksoze nga oligarkët rusë që nga e premtja.

Pasuritë u sekuestruan në disa nga vendet e saj më piktoreske, duke përfshirë Sardenjen, bregdetin Liguria dhe liqenin e Komos, raporton skynews.

“Ne duhet të jemi në gjendje të ndalojmë sulmin e Putinit, duke e sjellë atë në tryezë dhe ai nuk do të shkojë me bukuri,” ministri i Jashtëm i Italisë. Luigi Di Maio, i tha televizionit shtetëror italian të premten, kur njoftoi planet e Italisë për të filluar sekuestrimin e pronave që u përkasin oligarkëve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë

Policia financiare e Italisë ka sekuestruar superjahtin Lena, i cili i përket Gennady Timchenko, një oligark i afërt me Putinin, në portin e San Remos, si dhe 215ft Lady M në pronësi të Alexei Mordashov në Imperia aty pranë, dhe vilat në Toskanë dhe Komo, raporton cnn.

Vila e miliarderit ruso-uzbek, Alisher Usmanov u sekuestrua gjithashtu përgjatë Bregut Emerald në veri të Sardenjas.

Më poshtë është lista e plotë: 

Alexey Alexandrovits Mordaschov: jahti Lady M, i vendosur në portin e Imperia, me vlerë rreth 65 milionë euro;

Gennady Nikolayevich Timchenko: jahti Lena, i vendosur në portin e San Remos, me vlerë rreth 50 milionë euro;

Alisher Usmanov: përmbledhje e pasurive të paluajtshme e vendosur në Golfo del Pevero në Arzachena, me vlerë rreth 17 milionë euro;

Vladimir Roudolfovich Soloviev: prona të vendosura në provincën e Komos me vlerë rreth 8 milionë euro;

Oleg Savchenko: vilë e shekullit të XVII-të e quajtur “Villa Lazzareschi” e vendosur në provincën e Lucca, me vlerë rreth 3 milion euro.

/Telegrafi/