Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar edhe zyrtarisht, Miroslav Lajçak, si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Emërimin e tij e ka mirëpritur ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i cili ka thënë se Lajçak mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë për rifillim të dialogut Kosovë-Serbi.
“E mirëpres emërimin e Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së, dhe i uroj suksese. Ai mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë për të rifilluar sa më shpejtë të jetë e mundur dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin”, ka shkruar Orlando në Twitter.
I welcome @MiroslavLajcak's appointment as #EU Special Representative & wish him success.
He can count on #Italy's support to restart the EU facilitated dialogue btw #Kosovo & #Serbia as soon as possible aiming to a final, comprehensive agreement and reconciliation.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 https://t.co/lkGaLuUEwY
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) April 3, 2020
Emërimin e Lajçak e ka mirëpritur edhe ambasada e Francës në Kosovë.
Përmes një deklarate, ambasada franceze ka theksuar se Lajçak mund të llogarisë po ashtu në mbështetjen e Francës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Miroslav Lajçak mund të llogarisë në mbështetjen e Francës në ushtrimin e funksioneve të tij si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai do të përfaqësojë Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të tij në rolin e tij ndërmjetësues me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese midis dy palëve”, thuhet në deklaratën e ambasadës franceze. /Telegrafi/