Site icon Telegrafi

Ishte ndalë për ta ndezur një cigare, ushtari në tankun rus e pëson keq – droni ukrainas e godet me granatë

Një ushtar i ushtrisë ruse që ishte brenda një tanku në lindje të Ukrainës, duket se ishte ndalur për të ndezur një cigare.

Megjithatë ai nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi një dron i ukrainasve e lokalizoi dhe pasi analizoi situatën hodhi brenda saj një granatë, transmeton Telegrafi.

Operatori hodhi brenda një granatë e cila shpërtheu dhe neutralizoi tankun rus. E veprime të tilla të pamenduara mirë po i kushtojnë me jetë shumë ushtarëve.

Lexo po ashtu Inteligjenca britanike: Rusët kanë filluar të ndëshkojnë ushtarët duke i mbyllur në gropat në tokë

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumë ushtarë rusë janë ankuar për mungesë trajnimi, hierarkie dhe mjeteve adekuate luftarake.

Pamjet e filmuara ma ajri tregojnë momentin kur droni e lokalizon analizon dhe më pas hedhë granatën brenda tankut, që e kishte patur të hapur kapakun përmes të cilit futet ushtari. /Telegrafi/

Exit mobile version