Telegrafi

A ishte Loredana ‘mollë sherri’ për prishjen e raporteve me Mozzikun? Flet Noizy: Ajo nuk ka të bëjë fare me këtë

Ka tash e sa kohë që flitet për një krisje raportesh mes reperëve Noizy dhe Mozzik.

U mendua se kënga “Heart Attack” që Noizy e interpreton në bashkëpunim me Loredanën, ishte shkas i prishjes së raporteve mes tyre.

Madje u përfol se kjo ishte arsyeja se pse nga kanali YouTube u largua së fundmi edhe kënga e Mozzikut me Noizyn.

Noizy dhe Mozzik (Foto: YouTube)

Mirëpo këto raportime i ka hedhur vet poshtë reperi Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku.

Ai u shpreh në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar se nuk ka asnjë të vërtetë këtu dhe se fshirja e këngës beson se ndodhi për shkak të mos-marrëveshjeve nga menaxhmentet përkatëse.

Lexo po ashtu Cllevio flet për herë të parë me Stresin pas pajtimit me Noizyn, pas hatërmbetjeve rikthehet shoqëria e vjetër mes tyre

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektua. Korrektësia, nga ana ime nuk ka pasur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte”, tha Noizy për emisionin “Ditë pas Dite” në RTSh.

Reperi përndryshe më 14 gusht do të mbajë një koncert gjigant në Tiranë, ku ka ftuar plot emra të famshëm të performojnë krah tij. /Telegrafi/